You are here
Home > Kryefaqja > Kosova/ Në “luftë” për 3 pikët dhe për të përsëritur historinë e… Gjibraltarit!

Kosova/ Në “luftë” për 3 pikët dhe për të përsëritur historinë e… Gjibraltarit!

Ditën e sotme përfaqësuesja e Kosovës luan sfidën e saj të rradhës në transfertën kundër  Ishujve Faraoe. Në ndeshjen e parë në stadiumin dardanas, “Fadil Vokrri” skuadra e Shaland i mposhti me rezultatin 2-0.

Sot në orën 18:00 pritet që përfaqësuesja e Kosovës të marë fitoren e rradhës, pasi edhe në letër është favorite. Ajo çka është për t’u thekusar se në qoftëse dardanasit arrijnë të fitojnë sot kundër Ishujve Farao në transfertë, atëherë për ta do të ishte fitorja e parë në histori në fushën kundërshtare. Një gjë kjo, e cila do t’i bashkangjitet Gjiblartarit, teksa këta të fundit morën fitoren e pare historike në transfertë, të cilët mposhtën Armeninë me rezultatin 0-1.

Në Ligën D, Kosova është favoritja kryesore për ta përfunduar si kokë e këtij grupi, të vlefshme për “Ligën e Kombeve”. Me drejtimin e zviceranit Shaland, dardanët rënditen në vendin e parë me 7 pikë të grumbulluara, ndjekur nga Azerbajxhani me vetëm 5 pikë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top