
Kosova ka marrë një fitore me vlerë në ditën e sotme, atje ku arriti të fitonte me rezultatin 3-1. Dy golat e Kulollit dhe ai i Muriqit, vendosën historiikun e këtij takimi.
Ky i fundit përpara disa vitesh ka ndierë frikën se “dardanët” mund të përfundonin si San Marino dhe Ishujt Faroe. Megjithatë situata ka ndryshuar dhe këtë e pranon edhe vetë futbollisti. Në një intervistë për “Supersport Kosova”, sulmuesi shqiptar ka kërcënuar të gjithë rivalët, duke u shprehur se nuk mund të dalin me pikë nga Kosova.
“Po është e vërtet, përpara dy vitesh kam thënë se nuk dëshiroja të ishim si San Marino dhe Ishujt Faroe. E thashë këtë gjë, pasi sapo ishim pranuar në organizmat më të lartë të futbollit. Tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe mund të them se do të jemi një ekip shumë i fortë. Kosova është shtëpia jonë dhe nga këtu nuk ka për të dalë askush me pikë”, u shpreh Muriqi. /Shqiperia.ch/