
Kombëtarja shqiptare ka barazuar ndaj Jordanisë me rezultatin 0-0, në miqësoren e zhvilluar në “Elbasan Arena”.
Kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj, ka treguar besnikëri për trajnerin dhe fjalën e dhënë, duke mos nxjerrë në media asgjë për atë që ndodh brenda Kombëtares, pavarësisht tentativave të ndryshme të gazetarëve për të nxjerrë diçka nga Shqipëria.
Në një prononcim për “Supersport”, Mavraj është shprehur se Jordania nuk është testi i vërtet për Izraelin.
“Një nder kaq i madh për të qenë kapiten, nuk pritej. Tani kam shumë më tepër pergjegjësi dhe jemi përgatitur shumë. Miqësorja nuk ka qenë test me Izraelin. E dimë çfarë na pret dhe nuk duam t’i kushtojmë shumë rendësi kësaj ndeshje.
Disa lojtarë do të aktivizohen të dielën që nuk mundën sot. Besoj që nga ana fizike jam shumë mirë por më mungon ritmi. Nuk jam në 100%. Falënderoj tranerin që pati besim tek unë dhe besoj se ndeshja miqësore më shërbeu për të arritur një pjesë të formës sime. Unë nuk nxjerr asgjë nga ato se çfarë fliten brenda skuadrës dhe me trajnerin, kështu që dy kapitenët e tjerë mbeten sekret”, u shpreh Mavraj. /Shqipëria.ch/