You are here
Home > Kombëtarja > Bare jep një model: Gjithmonë gati për Shqipërinë! Nuk ka rëndësi, ekipi i parë apo Shpresat

Bare jep një model: Gjithmonë gati për Shqipërinë! Nuk ka rëndësi, ekipi i parë apo Shpresat

Shpresat e Shqipërisë do të luajnë dy takime me vlerë të madhe në tetor, teksa do të përballen me Estoninë dhe Spanjën.

Kjo është një matje për fuqinë e kuqezinjve të vegjël, për të kuptuar se deri ku arrin limiti i tyre. Kapiteni i futbollistëve të drejtuar nga ana e Alban Bushit, Keidi Bare, ka theksuar dëshirën e tij të madhe për të dalë me kokën lartë, sidomos në takimin ndaj Spanjës.

Ai ndërton edhe një model, teksa shprehet se është gjithmonë gati për Shqipërinë, pavarësisht nëse bëhet fjalë këtu për Shpresat apo ekipin e parë.

“Të them të drejtën ndjesia është e veçantë, por ne duhet të fitojmë ndeshjet që kemi për të zhvilluar. Besoj se do t’ia arrijmë qëllimit. Unë kam luajtur në Spanjë dhe i kam shokë shumë prej tyre, por kjo është histori tjetër, dua të fitoj me patjetër.

Jam i gatshëm të vij te Kombëtarja A, U-21 kudo ku të më thërrasin, për të dhënë kontributin tim. Besoj se shumë shpejtë do të vij momenti që të marrë ftesën e Panuçit. Më vjen shumë keq për pikët që kemi aktualisht, pasi kemi dominuar shumë ndeshje.

Fati bën pjesë e vetë dhe është shumë i rëndësishëm në futboll, pasi nëse nuk ke fat, atëherë është shumë e vështirë për t’ia dalë. E përsëris që na ka munguar goli dhe faza sulmuese, kemi patur shumë raste të cilat nuk janë shfrytëzuar.

Fjala presion për mua nuk ka ekzistuar ndonjëherë, futemi me mentalitetin për të fituar. Në futboll nuk shkon asgjë vaj, ka ulje dhe ngritje, por i zoti është ai që kur ulet, ka fuqinë për t’u ringritur”, u shpreh Bare. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top