You are here
Home > Kombëtarja > Luajnë kundër yjeve të Spanjës, Doka dhe Selmani premtojnë: Tani nuk kemi më frikë

Luajnë kundër yjeve të Spanjës, Doka dhe Selmani premtojnë: Tani nuk kemi më frikë

Kombëtarja e Shqipërisë U-21, do të të ketë dy përballje tepër të forta, teksa do të ndeshen me Estoninë dhe Spanjën.  Në ditën e sotme kanë dalë në një konferenc për meditat mbrojtësi kueqzi Albi Doka që është pjesë e klubit të Tiranës dhe Gentian Selmani, gardiani i portës së 21 vjeçarëve të Alban Bushit.

Në këtë konferencë Doka u shpreh optimist se kanë potencial të marrin pikë në këto ndeshje. Gjithashtu mbrojtësi u shpreh se do të bëjnë më të mirën pasi do të heqin edhe ndjenjën e frikës kundrejt kundërshtarëve.

“Përballë në këto dy ndeshje të fundit kemi Spanjën dhe Estoninë. Nisim me një kundërshtar shumë të fortë, por futemi në fushë pa frikë. Tashmë potencialet e një skuadre si Spanja njihen, por ne do të bëjmë më të mirën tone, duke dhënë më shumë se maksimumin në fushë. Kërkojmë që të bëjmë një mbyllje sa më pozitive të kompeticionin në këto eleminatore. Mendoj se kemi bërë ndeshje të mira dhe mbase me pak kujdes mund të kishim më shumë pikë tani, por jemi ndëshkuar nga gabimet tona. Sidoqoftë kemi bërë lojën tonë dhe kemi pasur shanset tona. Edhe me Spanjën e Estoninë do të japim më të mirën tonë”, përfundoi Albi Doka.

Nga ana tjetër Gentan Selmani, që luan me klubin e Laçit, shprehet se edhe pse janë jashtë objektivit, Kombëtarja e 21-vjeçarëve, e kanë vlersuar maksimalisht këto përballe dhe janë ekipi është i përqënduar deri në fund të eleminatoreve.

“Edhe pse jemi jashtë objektivit për kualifikim tashmë, vlerësojmë maksimalisht këto dy ndeshje. Jemi një skuadër që gjatë ndeshjeve në grup kemi dhuruar emocione, por në momente të ndryshme na ka munguar edhe përqëndrimi deri në fund të ndeshjes për të arritur në rezultatin pozitiv. Spanja është shumë e fortë, por ne do të futemi në fushë pa këtë ndrojë, por duke dhënë 200 për qind të mundësive tona, pse jo për të arritur edhe një rezultat pozitiv”, u shpreh gardiani kuqezi, Gentian Selmani. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top