Nurmagomedov do i tregonte vendin MekGregorit, duke e mposhtur në duelin brenda ringut dhe duke u shpallur mbreti i UFC në duelin e mbyllur përpara pak orësh.
Një kaos i madh brenda dhe jashtë ringut, boksieri rus ka dalë nga zona e tij, duke u përleshur edhe me pjestarët e stafit të MekGregorit, ndërsa persona të tjerë kanë hyrë në kafaz, për të sulmuar irlandezin. E dalë jashtë kontrollit, por kjo ishte ndeshja e shekullit.
Ishte paralajmëruar që më herët, e gjitha bota ishte mahnitur pas një dueli të tillë. Një rekord më vete ishte edhe shitja e biletave, teksa vetëm 3 minuta kanë mjaftuar që të mbylleshin edhe shitjet e tyre, pa u hapur ende mirë. /Shqipëria.ch/