Enis Bardhi ditën e sotme ka shënuar një tjeter gol për klubin e tij spanjoll, Levante, në përballjen që kishin kundër ekipit të Getafes, duke i dhuruar tre pikë shumë të vyera skuadrës së tij.
Në minutën e 60, shqiptari ka arritur të realizojë në gol nga një goditje dënimi, ku e ka dërguar sferën në katërkëndëshin e portjerit të Getafes. Ndeshaj e vlefshme për kampionatin spanjoll ka përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të ekipit të Levantes.
Ajo çka duhet përmendur është se këto lloj golash Enisi, i ka specialitet të tijin, pasi nul është hera e parë që ai arrin të finalizojë nga një goditje standarte. Kujtojmë që Bardhi është pjesë e Kombëtares së Maqedonisë. Skuadra e Levantes gjendet në vendin e 10 të kampionatit “La Liga”. /Shqipëria.ch/
Levante set piece master Enis Bardhi with another stunner this afternoon at Getafe. Football needs more of these players who only score beautiful goals. pic.twitter.com/g1GAshY4QW
— Colin Millar (@Millar_Colin) October 6, 2018