You are here
Home > Kombëtarja > As Zhegrova e as Rashica, talenti i Lokomotivës së Zagrebit ua merr vendin e titullarit

As Zhegrova e as Rashica, talenti i Lokomotivës së Zagrebit ua merr vendin e titullarit

Në ndeshjet e fundit të Kosovës, që kjo e fundit zhvilloi ndaj Azerbajxhanit dhe Ishujt Faroe, vendi i titullarit për krahun e djathtë të sulmit, ka qenë i ndarë mes Zhegrovës dhe Rashicës.

Fillimisht ky rol iu besua futbollistit të Genk, ndërsa në ndeshjen e radhës ishte Milot Rashica ai që e mori besimin e trajnerit. Të dy këta lojtarë nuk po kalojnë një formë aspak të mirë, duke mos iu besuar nga ekipet përkatëse as një vend në pankinë.

Sipas  të gjitha gjasave, do të jetë Lirim Kastrati ai që do e nisë nga minuta e parë me Kosovën, në ndeshjet që dardanët do të zhvillojnë në tetor. Talenti i Lokomotivës zë Zagrebit po kalon një formë shumë të mirë në Kroaci, teksa shënimi i golave për të është kthyer në një mission elementar. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top