You are here
Home > Kombëtarja > Erjon Bogdani: Kam bindje tek lojtarët e thirrur, ndaj kundërshtarëve do marrim maksimumin

Erjon Bogdani: Kam bindje tek lojtarët e thirrur, ndaj kundërshtarëve do marrim maksimumin

Pas pubikimit të listës me 23 lojtarë, trajneri i U19 u shpreh optimist për tre ndeshjet e ketij muaji. Bogdani në fjalën e tij përpara gazetarëve kërkoj maksimimin e lojtarëve duke besuar se me nje grup ë tillë, rezultatet pozitive nuk janë larg. Përballë 19 vjeçarëve të shqipërisë do të jenë Ukraina, Sllovakia dhe Norvegjia. Akademi me futbollë mjaft të përparuar ndonëse Bogdani ka më tepër besm tek djemtë e tij.

“Tashmë kemi hyrë në fazën e ndeshjeve zyrtare, për të tentuar pse jo kualifikimin në grup. Luajmë në vendin tonë dhe mundësitë janë që skuadra të arrijë objektivin maksimal. Gjatë këtyre ditëve do të punojmë shumë fort, duke qenë shumë të përqëndruar te sfidat që kemi. Njohim forcën dhe peshën e rivalëve, por kam besim te skuadra dhe reagimi i saj në fushë, tashmë kur përballë kemi ndeshjet zyrtare dhe për të cilën kemi punuar gjatë gjithë vitit me djemtë. Kam bindjen që do të bëjmë shumë në ndeshjet e këtij turneu, por që nga dita e sotme do të nisim punën dhe përgatitjen intensive, duke qënë të fokusuar maksimalisht te sfidat që na presin”,- u shpreh tekniku Bogdani.

Që nga dita e sotme ekipi do të jetë i grumbulluar në rezort “Tropikal” në Durrës ku do ti nënshtrohet edhe seancave stërvitore të përditshme. Trajneri nuk kërkon të humbas kohë. Ndeshja e parë do të jetë më datë 10 ndaj Ukrainës, tre ditë më vonë ndaj Sllovakisë ndërsa ndeshja e fundit kuhet përballë norvegjisë më 16 tetor./Shqipëria,ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top