You are here
Home > Kombëtarja > E pësoi nga goditja e dënimit, Inzagi merr në mbrojtje Strakoshën: Faji i murit mbrojtës, nuk e pa topin

E pësoi nga goditja e dënimit, Inzagi merr në mbrojtje Strakoshën: Faji i murit mbrojtës, nuk e pa topin

Lacio është dorëzuar në ditën e sotme, duke humbur në derbin ndaj Romës me rezultatin 1-3. Teksa gjithçka ishte në ekuilibër të plotë, do të ishte ekzekutimi perfekt i Kolarov nga goditja e dënimit, që do të risillte avantazhin te Roma.

Megjithatë trajneri i Lacios, Inzagi, nuk e sheh fajin te Strakosha në këtë gol të pësuar. Sipas  tij, barriera e lojtarëve duhet të ishte vendosur më mirë në atë rast.

“Muri mbrojtës nuk ishte vendosur mirë në golin e Kolarov. Strakosha nuk e pa topin.  Shumë keq, pasi loja ishte hapur dhe mund të themi se kishte nisur të fliste për ne, por ky është futbolli dhe jo gjithmonë të jep atë që meriton”, ka thënë Inzagi. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top