
Partizani është ekipi shqiptar me mbrojtjen më të mirë në Europë. Si rrallë herë, kemi një ekip shqiptar që rënditet në vendin e parë të Europës, si skuadra që ka pësuar më pak gola në këto 6 javët e parë në kapionat.
Të kuqtë kështu kanë lënë pas ekipe të njohura dhe shumë të mëdha siç janë, Barcelona, Reali i Madridit, Liverpuli, Juventus, etj. Djemtë e Skënder Gegës, kanë pësuar vetëm një gol në gjashtë ndeshje kampionat, dhe atë e kanë pësuar në humbjen e vetme që kanë në kampionat, kundër ekipit të Skënderbeut.
Partizani, pas fitores së djeshme në derbin kundër Tiranës, rënditet në vendin e parë të “Superligës Shqiptare” me një ndeshje më shumë se vendi i dytë që mbahet nga ekipi i Skënderbeut. Më këto ritme “demat e kuq”, duket se kanë rigjetur formën e tyre më të mirë, duke u rikthyer si një ekip pretendet për titullin kampion, që kërkohet me ngulm në kampin e kuq. /Shqipëria.ch/