You are here
Home > Kombëtarja > Nuhatja e trajnerit të Shqipërisë, gjeti “në kokë” lojtarin më të mirë të FIFA-s

Nuhatja e trajnerit të Shqipërisë, gjeti “në kokë” lojtarin më të mirë të FIFA-s

Ditën e djeshme u shpall nga FIFA lojtari më i mirë i vitit dhe formacioni më i mirë për sezonin që lamë pas. Në këtë eveniment, për zgjedhjen e lojtarit më të mirë të FIFA-s, të drejtë për të votuar kanë patur të gjithë trajnerët dhe kapitenët e klubeve dhe ekipeve Kombëtare.

Numri një i pankinës së kuqezinjve, Cristian Panucci, ka zbuluar votën e tij. Për italianin në vendin e parë duke i dhuruar pesë pikë ishte kroati Luka Modriç, i cili ishte dhe fituesi i trofeut si lojtari më i mirë I FIFA-s. Në vendin e dytë me tre pikë, ai preferoi Cristiano Ronaldon dhe në vendin e tretë Panucci ka vendosur Eden Hazard.

Ndërsa kapiteni i kombëtares tonë, Etrit Berisha (në bazë të ndeshjeve me Kombëtaren), votoi në vendin e parë yllin argjentinas Lionel Mesin, në të dytën Mohamed Salah dhe në vendin e tretë me vetëm një pikë, Etrit Berisha vlerësoi Luka Modriç. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top