You are here
Home > Futboll Bota > Një super Binaku vendimtar në Suedi, te Malmo e “transformojnë” në mesfushor

Një super Binaku vendimtar në Suedi, te Malmo e “transformojnë” në mesfushor

Egzon Binaku protagonist në fitoren e ekipit të tij të Malmos kundër ekipit të Kalmarit. Legjionari i kombëtares tonë, ka arritur të dhurojë asisin e golit të parë, ku nëpërmjet një korsimi nga krahu i majtë, Traustason zhbllokon rezultatin.

Të gjithë e njohim Binakun, për një lojtarë që luan në krahun e majtë të mbrojtjes, por në këtë ndeshje ai  ka lujatur si meshfushor i krahut të majtë. Me aftësitë e tij sulmuese, duket se i ka rënë në sy trajnerit të Malmos, i cili e ka avancuar lojtarin 23 vjeçar. Kjo gjetje duket se ka dhënë rezultat, ku Malmo arriti të fitonte me rezultatin 4-0 ndaj Klimarok.

Futbollisti i kuqezinjve që luan në ligën e parë me skuadrën e Malmo-s, është një titullar i padiskutueshëm për klubin suedez. Egzon Binaku arriti të debutonte me fanellën e Shqipërisë, ndeshjen e parë, kundër Izraleit, në kompeticionit “Liga e Kombeve”. Egzon Binaku me këto ritme po kthehet në një futbollist me një të ardhme shumë të madhe, si në klube por  veçanërisht  me fanellën e Kombëtares. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top