You are here
Home > Futboll Bota > Mori aq shumë bujë me golin ndaj Italisë, talenti shqiptar nuk përfillet nga Venecia

Mori aq shumë bujë me golin ndaj Italisë, talenti shqiptar nuk përfillet nga Venecia

Giacomo Vrioni, lojtari i shpresave të Shqipërisë, ditën e sotme nuk ka zhvilluar një ndeshje të mirë me ekipin e tij, Venecia. Sulmuesi që luan me kuqezinjtë U-21, ka qënë disi në hije gjatë kësaj sfide, pasi u aktivizua në minutën e 69, teksa i zuri vendin zvicerianit Aleksandre Gejo.

Ekipi ku Vrioni është huazuar, para pak çastesh ka humbur me rezultatin 2-1 kundër ekipit të Leçes. Ndonëse është huazuar më shumë bujë tek klubi i Veneciës nga ekipi i Sampdoriës, duket se  Giacomo akoma nuk po arrin të përshtatet me skuadrën e tij të re, ku ai hyri me shpresën për të ndryshuar ndopak rezultatin e ndeshjes, por nuk ndodhi ashtu siç pritej.

Klubi i Venecias ku Vrioni është pjesë që në fillim të këtij sezoni, gjëndet në vendin e 15 në “Serin B”, me vetëm tre pikë të grumbulluar në 4 ndeshje. Sulmuesi i kombëtares U-21 që bëri bujë para pak javësh, duke i shënuar dhe ekipit të Italisë U-21, duket se akoma nuk po ambjentohet me venecianët. Ndërsa për të arritur këtë gjë, ndoshta i duhen dhe pak kohë më shumë tek ekipi i tij i ri. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top