Padyshim që Berat Gjimshiti është një model në Kombëtaren e Shqipërisë. Vetë historia e tij, duke nisur që nga karriera e tij nëpër ekipe të ndryshme e për të përfunduar me Kombëtaren, tregon se kemi të bëjmë me një lojtar kokëulur, besnik dhe që gjithmonë është në pritje të shansit të tij.
Në fillimin e sezoni Gjimshiti përdorej gjithmonë si titullar nga ana e Gasperinit, por rrjedhja e ngjarjeve ndryshoi me rikthimin e Toloit. Tashmë, futbollisti i Shqipërisë është duke i ndjekur ndeshjet nga pankina dhe të njëjtën gjë do të bëj edhe në fundjavë, atje ku Atalanta do të ndeshet me Milanin.
I pyetur në lidhje me këtë çështje, trajneri i Atalantës, Gasperini është përgjigjur se Gjimshiti është lojtarë i prespektivës: “Klubi ka bërë shumë investime për të ardhmen e skuadrës tonë, por ne tani duam qetësinë e nevojshme dhe njerëz që të kenë qendrueshmëri. Ndoshta Gjimshiti, Mancini, Pessina, Valzanua, Rigoni mund të na japin një dorë, por më shumë janë lojtarë të së ardhmes”, ka thënë Gasperini. /Shqipëria.ch/