You are here
Home > Kombëtarja > Trajneri i Arisit flet për herë të parë për Mavrajn: E kam lënë për Kupë, është në nivel të lartë

Trajneri i Arisit flet për herë të parë për Mavrajn: E kam lënë për Kupë, është në nivel të lartë

Për të parë debutimin e Mërgim Mavrajt me Arisin, duhet të presim edhe për disa kohë. Këtë herë nuk janë mediat greke ato që e thonë këtë gjë, por vetë trajneri i Arisit, Paco  Erera.

Teksa ka folur për situatën e mirë që po kalon Arisi, trajneri nuk mund të anashkalonte situatën disi të pakuptueshme të Mavrajt. Megjithëse thuhet se mbrojtësi i Shqipërisë është në moment të mirë, asnjëherë nuk i besohet një vend në fushën e lojës.

“E kam parë Mërgim Mavrajn në stërvitje dhe mund të them se është në një nivel shumë të mirë. Ai punon shumë dhe nuk është se ka ardhur pa ritëm nga ekipi i mëparshëm, sepse edhe atje ka punuar, pavarësisht se nuk ndodhej me ekipin e parë.

Mavraj është në nivelin e duhur dhe unë po e mendoj atë për ndeshjen e Kupës së Greqisë”, ka thënë Erera, duke lënë të kuptohet se Mavraj do të debutojë në Kupën e Greqisë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top