Një paraqitje fantastike ishte ajo e Ylber Ramadani në Danimarkë, teksa arriti të shërbente edhe të ishte vendimtar në golin e vetëm të takimit, që u finalizua me sukses nga Nilson. Velje do të fitonte me rezultatin 1-0 ndaj Ejsbergut, ndërsa tashmë i largohet disi zonës së ftohtë.
Por në ekipin e Vejles për takimin e sotëm, luajti edhe një tjetër futbollist i Shpresave. Këtë herë bëhet fjalë për Arbnor Mucollin, i cili luajti përkrah Ramadanit nga minuta e parë. Nuk ndodh shpesh që futbollisti 19-vjeçar të shihet si titullar në fushën e lojës, megjithatë ai la një paraqitje të mirë, duke u larguar vetëm 10 minuta nga fundi i takimit.
Mucolli është pjesë e Shpresave të Shqipërisë, ndërsa më herët ka luajtur me të rinjtë e Danimarkës. Ai është formuar në akademinë e Vejles dhe shumë shpejt pritet që të jetë një emër që do të dëgjohet shumë në futbollin europian. /Shqipëria.ch/