You are here
Home > Kombëtarja > Klubi i ri dhe zakone të vjetra, sulmuesi i Shqipërisë sërish jashtë fushës së blertë

Klubi i ri dhe zakone të vjetra, sulmuesi i Shqipërisë sërish jashtë fushës së blertë

Zakoni po përsëritet edhe me ekipin e ri, Cikalleshi nuk është në momentet e tij më të mira. Faktikisht, duke parë edhe fillimet e karrierës së tij, mund të themi që këtë futbollist e kanë ndëshkuar më së shumti vetëm dëmtimet.

Një nuhatës i portës, futbollist që e shtyn ekipin përpara, i fortë fizikisht, po aq në luftën në ajër, por edhe “vrastar” me goditjet nga distanca. Sigurisht, këto cilësi nuk janë ato që tregojnë Cikalleshin e Kombëtares, por tregojnë më së miri këtë lojtar, gjatë gjithë karrierës së tij, duke përfshirë momentet më të mira.

Kohët e fundit ka pasur shumë peripeci të kaluara nga ana e sulmuesit të Shqipërisë, i cili ka kaluar në disa ekipe të ndryshme, për shkak të mungesave të hapësirës. Këtë herë me ekipin e ri të Goztepe, historia vazhdon.

Rreth 10 minuta debutim në javën e shkuar dhe tashmë dëmtim. Sipas asaj që “Shqipëria.ch” mëson, Cikalleshi nuk do të jetë i gatshëm për takimin e nesërm që ekipi i tij do të zhvillojë ndaj Trabzonsporit, për shkak të një lëndimi në këmbën e majtë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top