You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E turpshme/ Ne, shqiptarët dhe një mentalitet i gjithi për t’u ndryshuar

E turpshme/ Ne, shqiptarët dhe një mentalitet i gjithi për t’u ndryshuar

Sa shumë të mira që ka kombi shqiptar, në atë numër, aqsa nuk mund t’i numërojmë dot, pasi do të na duheshin orë e orë të tëra për të përfunduar. Por, jo më pak janë edhe huqet tona, të këqijat që i bëjmë vetvetes për të ngelur aq shumë mbrapa pjesës tjetër të Europës.

Jemi në Shqipëri, e më veçanërisht në trevën e Kosovës.  Stadiumi “Fadil Vokrri” është në sfond dhe shumë mbeturina, nga të gjitha llojet, e rrethojnë atë. E turpshme kur e sheh stadiumin më të madh në vend, të mbulohet në atë mënyrë, e dyfish me e turpshme, kur sheh emrin e stadiumit dhe simbolikën që mbart e gjitha kjo.

Dëmtimi që i bëjmë ambientit që na rrethon, padyshim që është një dëmtim ndaj vetvetes pikësëpari. Por të gjitha këto shembuj, shpeshherë tingëllojnë si disa morale të kota. E nëse janë të tilla, e pafalshme është që një ndërtesë e tillë që ka emrin e një legjende të futbollit mbarëshqiptar, që ka ndërruar jetë vetëm përpara pak kohësh, të ndotet në mënyrë të tillë. Një mentalitet i gjithë për t’u ndryshuar, ne duhet ta nisëm që nga vetja jonë… /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top