Mesfushori i kombëtares, Sabien Lilaj, duket se po arrin të fitojë formën më të mirë fizike të tij. Ai luan tek ekipi i Gabalas në kampionatin azerbajxhanas dhe në ndeshjen e fundit ka bërë një paraqitje shumë të mirë, duke lënë përshtypje edhe në mediat vendase.
Edhe pse ekipi i tij mori një humbje kundër Sebah Baku, lojtari kuqezi bëri një lojë mjaft të kënaqëshme. Me anë të kësaj loje që zhvilloi në ndeshjen e fundit me klubin ku ai luan, Gabala, nga mediat azerbajxhanase, Sabejn Lilaj bëntë pjesë në formacionin më të mirë të javës.
Futbollisti i Kombëtares u transferua këtë merakto në Azerbajxhan, nga klubi i Skënderbeut, ku ai arriti të afirmohej dhe në arenën kombëtare. Lilaj ishte një nga futbollistët e përzgjedhur si titullar nga Panuçi ndaj Skocisë, por në atë rast mesfushori nuk arriti të tregonte vlera e tij.
Jemi mësuar gjithmonë që në formacionin e javës që vjen nga Azerbajxhani, shpeshherë të shohim edhe Ansi Agollin, por këtë herë gjërat kanë ndryshuar. /Rexhino Begolli- Shqipëria.ch/