You are here
Home > Futboll Bota > “Konsumohet” në vetëm tre javë kampionat, Migjen Basha ka probleme te Arisi

“Konsumohet” në vetëm tre javë kampionat, Migjen Basha ka probleme te Arisi

Migjen Basha, ditën e sotme gjatë seancës stërvitore të ekipit të tij Aris-it, ai bashkë më shokun e tij të ekipit, mbrojtësin Giorgos Valeriano, kanë kryer stërvitje të diferencuar. Gjatë kësaj seance stërvitore, legjionari i Kombëtares, ka pasur një rënie të formës së tij fizike, shkak për këtë gjë është lodhja e muskujve të mesfushorit.

Duket se mjekët e ekipit nga Selaniku, i kanë kërkuar trajnerit të Arisit, që Migjen Basha të mos marrë të gjithë ngarkimet fizike gjatë stërvitjes në ditën e sotme. Për këtë arsye lojtari kuqezi, është stërvitur i veçuar nga bashkëkombasi i tij Mërgim Mavraj dhe pjesës tjetër të ekipit.

Paraqitet pozitive të Migjen Bashës me Arisin dhe intensitetin të lartë të lojës që ka prodhuar mesfushori, duket se muskujt e tij kanë nevojë për pak pushim.

Në 3 ndeshje skuadra e Arisit na marrë 3 fitore ka plot 9 pikë ku kryeson kampionatin grek bashkë me Aekun dhe Olimpiakosin me pikë të barabarta. Ditën e shtunë klubi i Bashës dhe Mavrajt do të luajë me ekipin e Pas Janinës për javën e katërt të kampionatit grek. /Rexhino Begolli-Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top