Ka përfunduar sfida midis Flamurtarit dhe Skënderbetu, ndeshje kjo e cila është mbyllur me rezultatin 0 me 2 për korçarët. Vlonjatët e nisën vrullshëm takimin ku në pjesën e parë tentuan të zhbllokonin rezultatin, por pa ia dalë dot.
Ekipi i Orges Shehit, me kalimin e minutave filloi të fitonte terren në fushën e blertë, ku në minutën e 72 arriti të zhbllokonte rezultatin, me autor të golit Krasniqin. Lojtarët e Flamurtarit pas pësimit të golit , u hodhën përpara për të barazuar rezultatin, pa marrë parasysh lënien e hapsirave pas.
Pak minuta nga fundi i kohës së rregullt, ekipi i Skënderbeut arrin të dyfishojë rezultatin me Oto Xhon në minutën e 86. Kjo ndeshje mbylli dhe javën e katërt të “Superligës Shqiptare”, ku në vendin e parë gjendet ekipi korçarë me 10 pikë, që ndiqët nga Partizani, Flamurtari dhe Kukësi me 7 pikë.
Mesa duket edhe këtë vit futbollisitik, në kampionatin shqiptar duket se ekipi për t’u mundur janë kampionët në fuqi. Pas fiores në mbrëmjen e sotme, ekipi bardhekuq konfirmohet si skuadra pretendente kryesore për titullin kampion.