
Jemi mësuar gjithmonë që kundërshtarët e Florian Markut, të jenë të shtetësisë ruse, greke apo serbe. Por këtë historia ndryshon, Marku kërkon të shpejtojë me hapat e tij drejt MMA, e këtë herë do të ndeshet me një boksierin rumun, Ioan Vranceanu.
Ndeshja do të zhvillohet në Ferizaj në datën 5 tetor , në sallën e sportit “Bill Klinton”.Statistikat e kundërshtarit të shqiptarit nuk janë më të mirat e mundshme, pasi në 19 ndeshje në kategorinë MMA, ka 8 fitore dhe plot 11 humbje.
Biletat do të dalin së shpejti në shitje, ndërsa Marku zyrtarizon gjithçka nëpërmjet rrjetit social, “Instagram”, ku thekson edhe këte herë mbështetjen që do të ketë për hyrjen në ring, nga miku i tij dhe këngëtari i njohur në Shqipëri, Noizy. /Shqipëria.ch/