You are here
Home > Futboll Bota > Eksperimentimi në Serinë A me mbrojtësin e Kombëtares, ka rolin e “mbretëreshës”

Eksperimentimi në Serinë A me mbrojtësin e Kombëtares, ka rolin e “mbretëreshës”

Një eksperimentim i ri me mbrojtësin e Kombëtares, Frederiko Veseli. Futbollisti që në sezonin e shkuar, kur Empoli luante në Serinë B, gjendej gjithmonë si titullar për skuadrën e tij, këtë vit ka hasur shumë probleme për një vend në formacion.

Qendër-mbrojtësi i Empolit, që ka luajtur në këtë rol sezonin e shkuar, e sheh veten të tepërt me ngjitjen në elitën e futbollit italian. Tashmë duket se Veseli ka marrë rolin e “mbretëreshës”, e cila mund të lëviz lehtësisht dhe kudo.

Një tjetër rol që mbrojtës shqiptar ka bërë më parë, ishte edhe ai i krahut të djathtë. Ndaj Lacios, trajneri i Empolit bëri një eksperimentim të ri me Veselin. Ky i fundit u provuar si mbrojtësi i majtë dhe paraqitja e tij ishte deri diku e pranueshme, duke marrë parasysh faktin se bëhej fjalë për një eksperimentim të ri. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top