Në Greqi vëmendja është transferuar gjatë ditëve të fundit te Mërgim Mavraj. Me batutat e tij, mbrojtësi shqiptar po kthehet shpeshherë në një personazh mediatik edhe jashtë fushës së blertë, por këtë herë protagonizmi, ka ardhur më shumë për shkak të polemikave me ish-trajnerin e tij te Hamburgu, Titz.
Çdo gjë e pasqyruar jo vetëm në mediat gjermane, por edhe ato greke. Gjithsesi, përtej kësaj çështje, në vendin fqinj shpeshherë janë interesuar për të pasqyruar edhe për të pasqyruar karrierën e Mërgim Mavrajt. “Sdna.gr” e ka bërë sërish këtë gjë, ku për përshkrimin e futbollistit tonë në këtë artikull, mjaftojnë fjalët e thëna prej tij përpara disa kohësh:
“Preferoj të ndihmoj njerëzit e mia, sesa të blej roleks”, Mavraj përveçse një futbollist i mirë dhe shembull në fushën e lojës, jep leksione edhe jashtë saj. Gjithashtu në këtë artikull, nuk lihet pa përmendur fakti që Mavraj është edhe një besimtar i devotshëm. /Shqipëria.ch/