Në Shqipëri ka nisur një stad i ri krahasimi, nëse dikush dështon, atëherë ai do të krahasohet me Interin. Zikaltërit nuk janë në formën e tyre më të mirë këto kohë, ndërsa kanë humbur në shtëpi ndaj Parmës dhe në vitet e fundit nuk kanë qenë në nivelin e duhur.
Nga ana tjetër, për të vazhduar krahasimin,Luftëtari në ndryshim në sezonin e shkuar, këtë vit futbollistik ndodhet në një moment shumë të vështirë. Një tjetër humbje për gjirokastritët ka ardhur sot ndaj Tiranës në transfertë, duke u mundur me rezultatin 3-1.
Nëpërmjet një reagimi në “Facebook”, tifogrupi i Luftëtarit, “Shqiponjat Bluzi” janë edhe më të veçantë me krahasimin e tyre: “U bëtë si kushërinjtë tuaj bluzi, Interi. A ju jeni turpi i futbollit”, kanë shkruar tifozët e bluzinjve, ndërsa në fund nuk lënë pa ofenduar edhe kryesinë e klubit. /Shqipëria.ch/