Një ngjarje që ka shkaktuar polemika në Kosovë, ka ardhur në ndeshjen e basketbollit mes Prishtinës dhe Bashkimit. Takimi u zhvillua në orën 16:00, ndërsa video që është përhapur në rrjetet sociale dhe që po komentohet gjerësisht, është veprimi i tifogrupit të “Plisave”.
Këta të fundit njihen si besnikët e përjetshëm të Prishtinës, por edhe të Shqipërisë. Me krijimin e Kosovës si realitet i ri, me përfaqësuesen e saj, disa tifo-grupe në Kosovë bën zgjedhjen e tyre, për të mbështetur dardanët.
Megjithatë ky nuk ishte vendimi i Plisave, që kanë qenë gjithmonë të pranishëm në mbështetjen e Shqipërisë. Këtë herë, gjatë ndeshjes së basketbollit, në tribunën ku qëndronin Plisat, përveç flamurit shqiptar të shpalosur nga ta, ndodhej edhe ai i Kosovës. Njëri prej pjestarëve të këtij grupimi, e ka tërhequr flamurin e Kosovës për ta larguar atë. /Shqipëria.ch/