Javë e mbarë ajo e legjionarëve të Kombëtares në kampionatin grek, teksa pjesa më e madhe e tyre kanë luajtur titullar.
Panathinaikosi ka fituar me rezultatin 1-3 në transfertën e AEL-it, ndërsa në fushë kanë qenë 3 lojtarë me origjinë shqiptare. Sahiti dhe Andoni bënë paraqite të mirë për AEL-in, ndërsa ky i fundit shënoi edhe golin e vetëm për skuadrën e tij.
Nga ana tjetër, pas shumë kohësh, Ergys Kaçe është rikthyer titullar me Panathinaikos, për të luajtur 90 minutat të plota.
Një paraqitje në nivel të duhur ishte edhe për Mihajn, teksa ky i fundit ka shkëlqyer në mbrojtje me Panetolikos, në barazimin 1-1 që mori skuadra e tij. /Shqipëria.ch/