
Dy sulmues me origjinë shqiptare në fushën e lojës dhe 5 gola të shënuar, Lokomotiva e Zagrebit duhet të ndihet e lumtur për fitoren në transfertën e sotme ndaj Slaven Belupos.
Lirim Kastrati ka qenë protagonist i këtij takimi, pasi ka arritur të realizojë 3 gola, duke vendosur edhe historikun e këtij takimi. Nga ana tjetër titullar për 90 minuta të plota, ka qenë edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Myrto Uzuni.
I ardhur nga ekipi i Laçit te Zagrebi, Uzuni është duke treguar edhe njëherë aftësitë e tij të jashtëzakonshme, pavarësisht se nuk ka gjetur rrugën e rrjetës. Dy xhevahire të çmuara të Shqipërisë, me të cilët tashmë ne duhet të krenohemi. /Shqipëria.ch/