Nëse mendoni se situatat më qesharake të futbollit vijnë në vendet më të prapambetura apo në ligat më të ulta të trevave shqiptare, atëherë gaboheni, rëndë madje. Jemi në Brazil, në vendin që i ka dhënë futbollit aq shumë sa i përket talenteve, ndërsa një situatë komike dhe aspak e zakonshme ka ndodhur mes Flamengos dhe Vasco da Gama.
Një ambulancë ishte futur për t’i ardhur në ndihmë një lojtari të dëmtuar, por ajo nuk po lëvizte dot nga vendi. Më pas do të ishin futbollistët e tjerë, ata të cilët do t’i vinin në ndihmë ambulancës, duke e shtyrë atë, për të dalë nga fusha e blertë./Shqipëra.ch/
Vasco da Gama’s Bruno Silva was knocked out in the game against Flamengo, and players had to give the ambulance a push to help it off the pitch. pic.twitter.com/7EFCRiopcE
— James Nalton (@JDNalton) September 16, 2018