
Sasuola ka poshtëruar Romën gjatë ditës së sotme, në kampionatin e të rinjve. Kryeqytetasit kaluan në avantazhin me 3 gola të shënuar, por pavarësisht diferencës së thellë, nuk e kanë mbajtur dot epërsinë e krijuar.
Sulmuesi i Shqipërisë U-21, Aristidi Kolaj do të ngushtonte shifrat, ndërsa më pas do të vinin edhe 4 gola të tjera nga ana e Sasuolos, për ta dërguar rezultatin në 3-5. Tre minuta përpara fundit të takimit, Kolaj ka shënuar edhe golin e dytë të tij, për të vulosur historikun e këtij takimi aspak të zakonshëm.
Futbollisti 18-vjeçar u ftua nga Alban Bushi në ndeshjet miqësore të zhvilluar në maj ndaj Bosnjes dhe Bjellorusisë. /Shqipëria.ch/