You are here
Home > Kombëtarja > Mavraj e quajti fatkeqësi njerëzore, ironia e trajnerit: Djalë i ri!

Mavraj e quajti fatkeqësi njerëzore, ironia e trajnerit: Djalë i ri!

Përpara vetëm pak ditësh, kanë rinisur polemikat mes Mërgim Mavrajt dhe trajnerit të Hamburgut, Titz.

Ky i fundit e largoi futbollistin e Kombëtares nga ekipi i parë, duke e dërguar te të rinjtë. Mavraj reagoi për mediat gjermane, duke e cilësuar ish-trajnerin e tij si një njeri pa vlera dhe fatkeqësi njerëzore.

Në lidhje më këtë temë, nuk mund të mungonte edhe reagimi i trajnerit Titz:

“Nuk më ka lënduar. E kuptoj që bëhet fjalë për një djalë të ri, i cili ndjen se i është cenuar nderi, sepse i shpjeguam në detaje që nuk kishim nevojë për shërbimet e tij sportive, për shkak të stilit të lojës që duam të zbatojmë”, u shpreh Titz. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top