Një vendim që e dërgon një hap më mbrapa në karreirë u duk ai i Valon Ahmedit, teksa mesfushori shqiptar u largua nga Maribori, që vjet ishte në “Champions League”, për të shkuar në Izrael.
Duke u nisur nga sezoni i ardhshëm, Ahmedi ka mbyllur marrëveshjen me Hapoel Kiryat Shmona, me të cilën ka nënshkruar kontratë tre vjeçare. Lojtari nga Kërçova, e sheh ndryshe transferimin e tij në kampionatin izraelit, pavarësisht asaj që është përfolur nga ana e mediave.
“Jam shumë i kënaqur nga kushtet e ofruara te Hapoel Kiryat Shmona. Bëhet fjalë për një klub shumë të mirë dhe mendoj se ky transferim është një hap i rëndësishëm në karrierën time, pasi niveli i kampionatit izraelit është shumë më i fortë”, ka thënë Ahmedi për “Infosport”. /Shqipëria.ch/