You are here
Home > Kombëtarja > Në Shqipëri e quajnë të pavlerë, trajneri i Breshias në piedestal Ndojin: Na jep siguri dhe krijon në mesfushë

Në Shqipëri e quajnë të pavlerë, trajneri i Breshias në piedestal Ndojin: Na jep siguri dhe krijon në mesfushë

Në Shqipëri askush nuk ka besim në aftësitë e Emanuel Ndojit. Mesfushori shqiptar ka qenë pjesë e formacionit, në ato ndeshje që Shqipëria ka qenë për t’u harruar sa më parë.

Ndoshta edhe fati i keq i tij, por në tifozët shqiptarë emri i këtij futbollisti nuk lë një shije shumë të mirë. Megjithatë një kontrast i madh, është fakti që edhe pse Ndoji cilësohet si i pavlerë në Shqipëri, nga ana tjetër ngrihet në piedestal me klubin e Breshias.

Pas barazimit të Breshias ndaj Peskarës, trajneri i Breshias, Suazo, ka folur edhe për zgjedhjen e futbollistit me origjinë shqiptare:

“Zgjedhja ime me Ndojin? Ai është duke punuar vërtet shumë mirë. Një zgjedhje teknike e imja, pasi Ndoji na jep sigurinë që ne duam në mesfushë, por nuk duhet të harrojmë faktin se ai edhe krijon raste për futbollistët e tjerë”, ka thënë Suazo. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top