Një bomber i vërtetë mund të quhet padyshim Albian Ajeti, i rritur tek Bazeli prej moshës fare të vogël. Tani është koha e shpërblimit dhe sulmuesi di ta bëj atë më së miri me gola. Ajeti premton shumë ndërsa ndeshje pas ndeshje tregon se jo më kot i meriton lëvdatat. Ndryshe nga Xhaka që ishte në stol, Albiani e ka nisur titullar ndeshjen e Kupës ndaj Echallens madje duke shënuar dy golat e parë të takimit.
I kanë mjaftuar vetëm 60 sekonda dhe Ajeti ka dërguar topin drejt rrjetës dy herë, përkatësisht në minutat 52’ dhe 53’. Ndoshta përballë ishte një kundërshtar modest por saktësia e Ajetit përpara portës nuk njeh limit. Bazeli ka fituar me rrezultatin e thellë 1 me 7 duke vazhduar për më tej drejt Kupës së Zvicrës./Shqipëria.ch/