Dikur konsiderohej si Kristiano Ronaldo i Shqipërisë, nëse kuqezinjtë nuk kishin ide dhe fantazi për të dalë në aksionet sulmuese, mjaftonte një top i dhënë te Valdet Rama dhe porta kundërshtare do të rrezikohej në një farë mënyre.
Por karriera e këtij futbollisti rrodhi në një mënyrë të pashpjegueshme, ashtu siç shpeshherë ndodh me futbollistët shqiptarë. De Biazi nuk po e grumbullonte më në Kombëtare, ndërsa edhe me nivelin e klubit, Rama do të niste me tatëpjetën.
Nga Valladolidi, me të cilin luajti për disa kohë edhe në elitën e futbollit spanjoll, mesfushori shqiptar kaloi disa peripeci në ligat më të ulta në Gjermani. Për të kaluar edhe te zgjedhja edhe largimin nga Europa, për shkak të parave të ofruara në Kinë. Sot? Rama e ka përfunduar edhe aventurën e tij në Kinë dhe tashmë ndodhet në mes 4 rrugëve. Çfarë shkoi keq në karrierën e tij? Ende nuk dihet… /Shqipëria.ch/