Në ditën e djeshme në pallatin e sportit “Asllan Rusi” u zhvillua kampionati kombëtar i peshngritjes, edicioni i 70. Në këtë kampionat morën pjesë shumë peshngritës nga e gjithë Shqipëria.
Calja u shpall kampion i Shqipërisë, në peshën deri në 73 kg. 148 kg të ngritura në shkëputje dhe 177 kg në shtytje. Në total, ai e mbylli konkurimin në dygarësh me 325 kg, ndërsa u përzgjodh edhe si sportisti më i mirë. Kampioni i Europës, në këtë kampionat kombëtar, rikonfirmoi formën e tij të mirë që po kalon kohët e fundit.
Dy sportistët më të mirë të aktivitetit u zgjodhën Briken Calja për meshkuj, dhe Shqiponja Brahaj për femra. Ajo ç’ka bie më shumë më sy tek Shqiponja Brahaj, është se dhe pse 44 vjeçe, ajo vazhdon të dominojë në peshngritjen e femrave, e cila zuri dhe vendin e parë për peshën 49 kg. /Shqipëria.ch/