Mërgim Mavraj ka firmosur me ekipin e Arisit, duke lënë pas një nga periudhat më të errëta të karrierës së tij.
Megjithatë futbollisti i Kombëtares nuk ka mundur të harrojë turpërimin që i është bërë nga Hamburgu, teksa është larguar nga ekipi i parë dhe është dërguar tek të rinjtë. Vetëm përpara pak ditësh, mbrojtësi i Shqipërisë, e ka quajtur trajnerin e Hamburgut një fatkeqësi njerëzore.
Tashmë është drejtori sportiv i gjermanëve, Ralf Becker, që në një intervistë për “Bild” shprehet se ky rast nuk meriton më shumë vëmendje.
“Ky ishte një vendim i trajnerit për atë kohë që jemi duke folur. Është mëse e kuptueshme që Mavraj nuk do të ishte i kënaqur. Nga ana tjetër unë nuk i kuptoj akuzat e tij. Ai është larguar tashmë dhe çdo fjalë më tepër rreth kësaj çështje, nuk meriton më shumë vëmendje”, është shprehur Becker. /Shqipëria.ch/