You are here
Home > Kombëtarja > Lala leksione për shqiptarët: Quani talent një futbollist 21-vjeçar, nuk ka më talent në atë moshë

Lala leksione për shqiptarët: Quani talent një futbollist 21-vjeçar, nuk ka më talent në atë moshë

Një leksion që vjen për shqiptarët nga një legjendë e Kombëtares si Altin Lala. Në vendin tonë fjalën “talent” e përdorin shpeshherë pa karar, duke ia venitur kuptimin kësaj fjale, pasi i vishet thuajse çdo futbollisti, për ta dërguar Shqipërinë si Brazili në një farë mënyre.

Por nuk mbaron këtu, Altin Lala, që është formuar jashtë Shqipërisë dhe di shumë më tepër sa i përket futbollit të luajtur, tregon se një futbollist 21-vjeçar nuk mund të quhet talent, por në atë moshë ai duhet të jetë pjesë e një ekipi profesionist. Sipas tij, talent mund të konsiderohet një futbollist deri në moshën 19-vjeçare.

“Është një kohë tranzicioni në kombëtare, por mendoj se në të ardhmen do të ndryshojë për mirë. Kombëtarja U-21 ka talente. Sidoqoftë, mua fjala “talent” nuk më pëlqen, kur flitet për një lojtar që është 21 apo 22 vjeç. Në këtë moshë nuk ka më talent, por duhet të jesh pjesë e një skuadre profesioniste. Talent mund të quhesh deri në moshën 19 vjeçare, pas kësaj moshe s`ka më talente. Pra, kjo është analiza ime në përgjithësi”, ka thënë Lala për “Telesport”.

A do e tmerronim Altinin nëse do i tregonim se këtu në Shqipëri mediat quajnë talent një lojtar 30-vjeç? Më mirë të mos i themi gjë… /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top