You are here
Home > Kombëtarja > Grezda përkrahë Gerrardit në konferencë, ka një ndryshim të planit për debutimin e shqiptarit

Grezda përkrahë Gerrardit në konferencë, ka një ndryshim të planit për debutimin e shqiptarit

Ekipi i Rangersit do të luajë në ditën e nesërme në kampionat ndaj Dunde. Një takim shumë i vështirë dhe delikat ky, për ekipin që drejtohet nga ana e Gerrardit, pasi kërkohet me patjetër një reagim i fuqishëm pas asaj nisje aspak pozitive.

Në konferencën për shtyp, legjenda e futbollit anglez, ka pasur në krahë të tij edhe talentin shqiptar, Eros Grezda. Më parë pritej që futbollisti i Kombëtares të përfundonte sërish në tribunë, pasi nuk e kishte arritur ende formën fizike të duhur. Por në ditën e sotme, në konferencën për shtyp, Gerrard është shprehur se Grezda mund të debutojë duke nisur që nga takimi i nesërm.

Futbollisti shqiptar i ka djegur me shpejtësi etapat dhe sipas të gjitha gjasave do të ketë disa minuta për të në ndeshjen që do të zhvillohet në shtëpi ndaj Dundes. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top