
Kosova ka bërë një progress të jashtzakonshëm këtë vit duke arritur rezultate mjaft pozitive. Ekipi i Shaland surprizoi në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve duke grumbulluar 4 pikë e duke u mbërther ne krye të grupit D. Një arritje të tillë Kosova e “paralajmëroi” edhe kohë më parë me rezultatet e arritura.
Kështu, Kosova është futur në Top 5 e përfaqësueseve të cilat për vitin 2018 nuk kanë shënuar humbje në kalendarin e tyre. Bashkë me Dardanët renditet Spanja, Ukraina, Rumania dhe Andora. Në 5 ndeshjet e këtij viti Kosova ka rregjistruar katër fitore dhe një barazim. Nga ana e tij trajneri Shaland beson se Kosova ka forcën për të tentuar një biletë drejt Europianit./Shqipëria.ch/