Rei Manaj ka arritur të shënojë për Albaseten menjëherë pas ardhjes nga kombëtarja shqiptare. Futbollisti 21-vjeçar ka gjetur rrugën e rrjetës, megjithëse është aktivizuar me fillimin e pjesës së dytë.
Megjithatë realizimi i tij do të shërbej vetëm për statistika, sepse Albasete është eliminuar nga Kupa e Spanjës, falë humbjes në shtëpi me rezultatin 2-3 nga Lugo. Shumë polemika kishte për këtë lojtar në grumbullimin e fundit me Kombëtaren, teksa Panuçi i ngriti jo pak zërin në dhomat e zhveshjes pas humbjes ndaj Skocisë, pasi nuk mund të duronte faktin sesi Manaj kishte ndezuar menjëherë telefonin për të hyrë në rrjetet sociale.
“Ky nuk është profesionalizëm”, do të ishte ulërima e dëgjuar nga ana e Panuçit në drejtim të Manajt, por ky i fundit duket se po e harron gjithçka ndodhi. /Shqipëria.ch/