You are here
Home > Kryefaqja > Po bëhet hero/ Shaland: Njerëzit mendojnë se do fitojmë Europianin, ne shesim 30.000 bileta me Ishujt Faroe  

Po bëhet hero/ Shaland: Njerëzit mendojnë se do fitojmë Europianin, ne shesim 30.000 bileta me Ishujt Faroe  

Kosova është një realiteti i ri dhe që tani po bëhet edhe një realitet i bukur. Me drejtimin e Shaland, “dardanët” ende nuk e kanë pësuar humbjen e parë. Tashmë tekniku zviceran ka kuruar edhe një plagë të vjetër te Kosova, atë të pësimit të golave.

“Blick” i ka kushtuar një artikull të veçantë përfaqësueses së Kosovës, e më në veçanti trajnerit Shaland. Ky i fundit shprehet se njerëzit në Kosovë mendojnë se mund të bëhen kampion të Europës, nëse ndaj Ishujve Faroe mund të ishin edhe 30.000 tifozë nëse do të ishte një stadium më i madh.

“Sigurisht që ne mund ta arrijmë këtë. Falë Ligës së Kombeve, Kosova mund të besojë kualifikimin në 2020.

Jemi në moshën dyvjeçare, ne jemi ende një fëmijë që po mësonë të ecë. Pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve, fillon kualifikimi i rregullt në Kampionatin Evropian. Kjo do të thotë se kualifikimi do të ishte një përgatitje ideale për gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Në Kosovë euforia është e jashtëzakonshme. Njerëzit mendojnë se ne mund të bëhemi kampion evropian. Për kualifikueset e para në tokën kosovare, 12.000 bileta u shitën për pak minuta. Ne mund të kishim shitur 30.000 sikur të kishim stadium të madh”, ka thënë Shaland. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top