Një detaj i cili iu ka shpëtuar nga Granit Xhaka, sigurisht që është edhe tatuazhi që ai ka në shpinën e tij. Numri “34” është një nga figurat e shumta të shënuara në trupin e mesfushorit të Arsenalit.
Për të, ky numër nuk është i zakonshëm, por ka një simbolik të veçantë. Përpara disa kohësh, Granit Xhaka ka folur edhe për simbolikën e tij: “Për mua “34” ka një simbolikë vërtet shumë të veçantë.
Ky ishte numri im i parë që morra në karrierën time prej futbollisti profesionist dhe gjithmonë më ka sjellë fat. Për këtë arsye e kam bërë tatuazh në shpinën dhe dorën time këtë numër”, shprehej Graniti.
Mesa duket në familjen Xhaka nuk i lënë asgjë rastësisë dhe kurohen deri në detaje, edhe nëse bëhet fjalë për numrin e fanellës së tyre, pasi edhe Taulanti mban të njëjtin numër te Bazeli. /Shqipëria.ch/