Dikur e kryqëzonin, madje duke kërkuar menjëherë edhe largimin e Bogdanit nga drejtimi I U-19 së Shqipërisë. Shkaku? Nuk di ta “nuhasi” talentet, ne të gjithë ishim mahnitur nga videot e “Youtube” të një “talenti” që aktivizohej me moshat e Milanit, Ismet Sinani.
Askush nuk kishte parë asnjë ndeshje të këtij futbollisti, por kjo nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe, disa video të bukura nëpërmjet internetit, ishin një fakt i mjaftueshëm për t’i dalë kundër Bogdanit. Ky i fundit do të ndizte më tepër çështjen, duke u shprehur se Sinani nuk mund të konsiderohet një talent, pasi aktivizohej shumë pak në fushën e lojës. Përfundimi? Nuk ka ardhur ende, por vazhdimësinë mund t’ua tregojmë dhe ajo flet në favor të legjendës kuqezi.
Sinani është huazuar drejt Juve Stabias, ndërsa arsyeja që e ka dërguar këtë futbollist në këtë klub, e pohuar nga vetë ai, shkon në kufijtë e qesharakes, për shkakun e një qyteti të madh e të bukur.
“Unë jam shumë i lumtur që jam këtu. Njoh gjithashtu Mastallin që ka qenë pjesë e të rinjve të Milanit por edhe Donaruma më ka folur mirë për këtë qytet. Përse e zgjodha unë Juve Stabian? Nuk ishte një zgjedhje dhe aq shumë e vështirë, Castellammare është një vend që të gjithë e njohin, hapësirë e madhe, të gjithë flasin për të”, shprehet Sinanin për “stabiachannel.it”.
Dikur mjaftonte që Sinani të shënonte një gol në miqësore dhe lista e kritikave nga ana e mediave kundrejt Bogdanit, nuk kishte të përfunduar. Sot, kërkon njeri falje?
Jo, sepse nuk është në natyrë tonë. Megjithatë, Sinani ose “talenti i fryrë” i mediave shqiptare, zgjedh Juve Stabian sepse ka një qytet të madh…/Shqipëria.ch/