
Një skenë qesharake ishte ajo e ndodhur në Kosovë, teksa Milot Rashica zbriti pas udhëtimit të gjatë nga Gjermania, për të qenë i gatshëm në drejtimin e Shaland në ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Vetëm pak ditë më parë, talenti shqiptar do të shënonte një kryevepër nga goditja e dënimit në sekondën e fundit dhe Verderi do të fitonte me rezultatin 1-2 në transfertën e Frankfurtit. Kjo nuk e ka bërë të lumtur një qytetar në Kosovë që ka zgjedhur të presë futbollistin në aeroport.
Rashica ka treguar me humor për mediat gjermane, skenën aspak të zakonshme që i ndodhi: “Sapo zbrita në aeroport, nuk kam takuar as familjen time të parën. Me erdhi një person i panjohur dhe më tha se kishte humbur shumë para për shkakun tim. I kishte ikur nga duart një shumë e madhe.
Përgjigja ime? Ia ktheva me humor se nuk dukej edhe aq i nervozuar për këtë gjë”, ka thënë Milot Rashica, duke treguar një ngjarje që nuk haste shpesh. Megjithatë pikat e shumta të basteve në trojet shqiptare dhe varfëria e madhe, i detyron njerëzit që shpeshherë të kalojnë edhe në “çmenduri” të tilla./Shqipëria.ch/