You are here
Home > Kombëtarja > Te Atalanta ka dyshime mes Golinit dhe Berishës, flet ish-portieri i njohur: Më mirë atë që largoi shqiptari

Te Atalanta ka dyshime mes Golinit dhe Berishës, flet ish-portieri i njohur: Më mirë atë që largoi shqiptari

Një dyshim dhe enigmë e madhe te Atalanta është çështja e portës, teksa Etrit Berisha dhe Golini janë në balotazh për një vend titullari.

Megjithatë të dy portierët kanë treguar pasiguritë e tyre gjatë kohëve të fundit, teksa nuk kanë arritur të bindin trajnerin Gasperini se e meritojnë vendin e titullarit. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ish-portieri i njohur i klubit bergamas, Ivan Pelizzoli ka një tjetër zgjedhje kur flitet mes Berishës dhe Golinit, atë që largoi gardiani shqiptar, Sportielo.

“Golini është një portier i madh, por unë nuk do të preferoja që të flisja për një mënjanim të Etrit Berishës. Nuk mund ta largojmë atë vetëm për disa gabime të bërë në ndonjë episod të caktuar. Megjithatë unë do të zgjidhja një portier si Sportielo, që është shumë më superior se të dy gardianët që jemi duke diskutuar”, ka thënë Pelizzoli.

Sportielo ishte zgjedhja e parë e Atalantës, derisa në këtë ekip mbërriti Etrit Berisha, për t’i marrë vendin e titullarit. Duke nisur nga ai moment, Sportielo ka kaluar një sërë peripecish në huazime, për shkak të mungesës së hapësirës për të./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top