Tre muaj më parë Edon Zhegrova kushtonte vetëm 700 mijë euro, ndërsa sot talenti nga Kosova kushton dy herë më shumë. Sipas portalit të statistikave, “transfermarket”, 19 vjeçari tani vlersohet me 1.5 milion euro. Një rritje jashtzakonisht e mirë në vetëm pak javë. Zhegrova ka luajtur në dy ndeshet e fundit me fanellën e Dardanëve duke grumbulluar 4 pikë në Ligën e Kombeve.
Dueli me Rashicën ka bërë që Zhegrova të shtrëngojë dhëmbët për pozicionin titullar nga e djathta. Paraqitet positive talenti ka bërë edhe me skuadrën e Genk. Në ndeshjet e fundit të kampionatit Zhegrova shënoi 3 gola duke i dhuruar edhe fitore ekipit belg. Këto kanë qenë arsyet që vlera e një sulmuesi në rritje është dyfishuar. Por nuk do të mbetet me kaq, pasi një lojtar si ai mund ta dyfishoi disa herë kartonin e tij, pasi mosha dhe talenti, premtojnë shumë për të./Shqipëria.ch/