You are here
Home > Kryefaqja > Skandal/ Jehona e “shqiponjës” së Ramosit mbërrin në Austri: Mesazh politik apo e bëri për miqtë shqiptarë?

Skandal/ Jehona e “shqiponjës” së Ramosit mbërrin në Austri: Mesazh politik apo e bëri për miqtë shqiptarë?

Mjafton që një futbollist të festojë golin e tij dhe dy duart të nisen të bashkohen, për të formuar çfarëdo figure të mundshme dhe mediat europiane do të jenë gati: SKANDAL! PROVOKIM!

Shqiponja është kthyer në një makth për të gjithë miqtë e Shqipërisë rreth e rrotull Europës, që e shohin të keqen vetëm në një mënyrë festimi, por nuk dëgjojnë thirrjet për vdekje të shqiptarëve, apo për aneksime territoresh nga njerëz që janë ende vite  dritë larg mbrapa së vërtetës.

Jehona e festimit të Ramosit në ndeshjen ndaj Kroacisë, ka mbërritur deri në Austri. Mediat austrike, e kanë cilësuar festimin si një skandal, duke e lidhur atë menjëherë me veprimin e Xhakës dhe Shaqirit ndaj Serbisë në Europian.

“Një mesazh politikë apo një përshëndetje për miqtë e tij shqiptarë? Çfarë donte të tregonte Ramosi në ditën djeshme”, ishte pyetja që shtronte media austrike.

Dashakeqësia për të ndikuar në opinionin publik i kapërcen trevat shqiptare, është një sëmundje e njohur edhe në botën mbarë, pasi të gjithë ia dinë shpjegimin e festimit të Ramosit. Shpeshherë në festimet e tij ai formon simbolin e zogut, për të treguar se rritet gjithmonë në lartësitë më të mëdha. Por për të shkruar kundër nesh, shpeshherë edhe “zogu” bëhet “shqiponjë”. Le të qajmë dhe të qeshim./Shqipëria.ch/

 

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top