Një ndeshje e ndezur ishte ajo mes Usa-Mexico, ashtu siç edhe pritej që nga fillimi i saj. Vendasit fituan me rezultatin 1-0, ndërsa momenti kulminant i takimit ishte ai i minutës së 67.
Futbollisti i Çelsit, Matt Miazga, e ka tepruar me sjelljen e tij kundër futbollistit kundërshtar, Diego Lainez. Pas një dueli për top mes tyre, Matt Miazga i ka treguar kundërshtarit shtatlartësinë e tij, duke shkaktuar edhe një përleshje të madhe në mesin e fushës.
Një sjellje aspak e hijshme kjo nga ana e një futbolli profesionist, teksa qendër-mbrojtësi 23-vjeçar, dukej edhe si një aktor komik me lëvizjet e kryera në fushën e lojës. /Shqipëria.ch/